Arrsestohet ish presdienti i Barcelonës

Ish presidenti i Barcelonës, Sandro Rossell është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia spanjole. Supozohet se ai është arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion, duke shitur të drejtat televiziive të përfaqësueses së braziliane  të futbollit në mënyrë të paligjshme.

Sipas mediave në Spanjë, Rosell është përfshirë edhe në disa çështje të kompanive të regjistruara në zonat me taksa më të ulëta, për pastrim të hollash.

Së bashku me ish presidentin e Barcelonës janë arrestuar edhe disa persona tjerë.

Leave a Reply