Barcelona prezanton fanellat e reja (VIDEO)

Fituesi i Kupës së Mbretit, Barcelona ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2017/2018.  Ngjyra e kuqe dhe ajo blu është sërish dominante në fanellat e përpunuara nga Nike, ndërsa në mes do të qëndrojë logo e kompanisë japoneze për elektronikë, Rakuten, e cila do të zëvendësojë sponzorin gjeneral të deritanishëm, “Qatar Airëays”.

Fanella e re e Barcelonës për ndeshjet si vendas është një interpretim i fanellës tradicionale, ndërsa në jakat e fanellës mbizotëron ngjyra “verdhekuq”, ndërsa në të dyja krahët qëndron mbishkrimi, “Forca Barca”.

Tifozët e Barcelonës fanellat e reja të sezonit 2017/2018 do të mund ti blejnë nga 01 qershori, kur edhe zyrtarisht do të lëshohen në shitje.

 

Leave a Reply