Kosovari Tahiri i 47-ti në Sllallomin e Madh në “Pjong Çang 2018”

Skijatori kosovar, Albin Tahiri ka përfunduar i 47-të në disciplinën e super sllallomit të madh. Skiatori nga Kosova e mbylli garën e tij të tretë në këto Lojëra me një kohë prej 1:32.74. Kjo kohë i mjaftoi atij për të zënë vendin e 47-të nga 62 garues që morën pjesë në këtë garë. Medaljen e artë në këtë disciplinë e fitoi austriaku Matias Majer, duke përshkruar kohën 1 minutë e 24 minuta e 44 të qindat. Medalja e argjendtë dhe e bronztë iu takoi respektivisht zviceranit Bit Fojc dhe Ketil Jansurd.

Leave a Reply