Skijatorja e Shqipërisë, Suela Mëhilli nuk ka arritur të përfundojë garën e slalomit special në Pjong Çang. Mëhilli bëri një gabim teknik në raundin e parë të kësaj gare, teksa shmangu një nga stekat pasi kishte përshkruar gjysmën e pistës, një gabim ky që i kushtoi asaj me skualifikim nga Lojërat Olimpike. Skijatori tjetër nga Shqipëria Erjon Tola, do të garojë në Lojërat Olimpike me 18 dhe 22 shkurt.
“Ishte një eksperiencë shumë e bukur. E prisja prej 4 vitesh këtë moment. Kaluam momente të vështira, por ja ku jemi këtu, mes sportistëve më të mirë në botë”,