Jada nga Maqedonia, mbyll garat në Lojërat Olimpike Dimërore

Skijatori nga Maqedonia, Stavre Jada ka përfunduar gart në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjong Çang të Koresë së Jugut. Jada në paraqitjen e tij të dytë në këtë eveniment, garën në 15 kilometra e mbylli në vendin e 99-të nga 119 pjesëmarrës. Jada këtë garë e mbylli për kohën 42 minuta e 14 sekonda e 2 të qindat. Medalja e artë në këtë disciplinë shkoi për zviceranin Dario Kolonja, ndërsa pas tij u renditën Simen Kruger nga Norvegjia dhe Denis Spicov nga Rusia.

Leave a Reply