Ndodh edhe kjo në Maqedoni, u prezantua te një skuadër tjetër, por sërish rikthehet te skuadra e vjetër

Merkatoja e dimrit në futbollin vendor po bëhet edhe interesante, teksa ndodhi që një futbollistë të bëhet pishman dhe të rikthehet në skuadrën e tij të vjetër, shkruan “infOSport.mk”.

Fjala është për Ujkan Muçën, i cili me datë 10 janar iu bashkua ekipit të Ohrid Lihnidos, ndërsa në fund të të njëjtit muaj u rikthye sërish te skuadra e tij e vjetër, Korabi.

Dhe si duket nuk ka gabuar, pasi i njëjti duke dëgjuar zemrën si duket ka marrë vendimin e duhur. 19-vjeçari që në ndeshjen e parë pas rikthimit doli të jetë deçiziv në fitoren e skuadrës dibrane përballë Renovës, duke shënuar golin e vetëm të fitores 1:0.

“Shko ka të shkosh, prap si shtëpia dhe vendlindja jote nuk ka”.

Leave a Reply