Drita e Bogovinës mbetet pa trajner!

Kur të gjitha skuadrat kanë filluar përgatitjet për stinorin pranveror, probleme shtesë te skuadra e Dritës së Bogovinës, që tashmë ka mbetur edhe pa shërbimet e trajnerit Dashmir Beari, njofton “infOSport.mk”.

Strategu tetovar largimin nga skuadra e ligës së dytë – Perëndim e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”, ku ndër të tjerash kishte shkruar: “Falënderoj kryesinë e klubit dhe lojtarët për bashkëpunimin e deritanishëm. Dritës i dëshiroj suksese që të arrijë mbijetesën në ligën e dytë-Perëndim“.

Dashmir Beari te Drita e Bogovinës erdhi në fund të korrikut të vitit 2019-të, duke zëvendësuar Ardian Imerin i cili udhëhoqi ekipin drejt rikthimit në Ligën e Dytë.

Beari vite me rradhë ka punuar te Renova, një periudhë ishte në Arabinë Saudite si ndihmës trajner i Vllatko Kostovit, ndërsa ka qenë edhe seleksionues i moshave të Maqedonisë. Nën drejtimin e tij, Drita e Bogovinës stinorin vjeshtorë në Konferencën e Perëndimit e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë të tubuara. Në 14 ndeshje Drita me Bearin në krye regjistroi 6 fitore, 2 barazime dhe 6 disfata.

Leave a Reply