Konor merr vendimin final për të ardhmen

Konor MekGregor ka vendosur të pensionohet nga sporti i UFC-së. Një gjë të tillë, irlandezi kishte njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Hej njerëz, unë kam vendosur të pensionohem nga luftërat. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e mrekullueshme. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Këtu është një fotografi e imja dhe e nënës sime në Las Vegas pas një fitore për titull të botës”, ka shkruar ylli i UFC-së.

Meçi i fundit i Konor ishte në janar kur arriti të mposhtë, Donald Cerronen.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që irlandezi njofton pensionimin e tij përmes rrjeteve sociale, derisa një gjë të tillë e kishte bërë edhe në vitin e kaluar, por sërish ishte kthyer në ring.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply