Çmendet Interi, tre futbollistë dhe miliona euro për Belotin

Interi i ka vënë syrin sulmuesit italian të Torinos, Andrea Belotin, për të cilin është i gatshëm të sakrifikojë tre futbollistë të saj, plus dhe disa miliona euro, për ta veshur atë “zikaltër”.

23 vjeçari ka zhvilluar një super sezon me fanellën e Torinos, duke shënuar plotë 26 gola në “Serie A”.

Interi është i gatshëm ti ofrojë Torinos plotë 70 milion euro plus dhe tre futbollistë tjerë, mirëpo Torino ka refuzuar një ofertë të tillë, duke kërkuar që të respektohet klauzola për shitjen e Belotit, që kap shifrën prej 100 milion euro.

Për shërbimet e Belotit ka interesim edhe nga disa prej skuadrave të njohura angleze, si Çelzi, Totenham, Mançester Junajted dhe Arsenal.

Leave a Reply