Ibrahimoviç fillon me stërvitje (VIDEO)

Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Zllatan Ibrahimoviç iu është rikthyer stërvitjeve. Ai së fundmi është shfaqur me një video në internet, duke bërë stërvitje të lehta me topin.

Suedezi muajin e kaluar ishte operuar në gju dhe sipas mjekëve pritet të mungojë rreth 9-të muajve. Megjithatë rikuperimi i tij si duket po ecën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë, ndërsa me shumë gjasa mund ta shohim Ibrën në terren sportive më herët nga rekomandimi i stafit mjekësor.

Mediat në Angli, kanë shkruar se Ibrahimoviç do të jetë gati për sezonin e ri.

 

Leave a Reply