Viljareali transferon talentin turk, Unal

Drejtuesit e Viljarealit kanë bërë një goditje të mençur, duke transferuar në “Madrigal” futbollistin e talentuar turk, Enes Unal. 20-vjeçari te “Nëndetësja e verdhë” erdhi nga Mançester Siti, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare, njoftuan nga klubi spanjoll.

Turku Unal dy sezonet e fundit i kaloi në formë huazimi te skuadra belge e Genk, si dhe dy skuadrat holandeze Nak Breda dhe Tuente, ku luajti bashkë me futbollistin shqiptarë nga Kosova, Bersant Celina. Ai si pjesë e Tuentes në 33 ndeshje realizoi 19 gola, mirëpo edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme që Siti të rikthejë në skuadër.

Unal si një talent i madh i futbollit europian kishte debutuar me ekipin e parë të Kombëtares turke që në moshën 17-vjeçare. Ai deri më tani ka zhvilluar 5 ndeshje me Turqinë, pjesë e së cilës do të jetë edhe në ndeshjen miqësore të 05 qershorit kundër Maqedonisë në Shkup.

Viljareali për transferimin e Unal i ka paguar  Mançester Sitit 12.5 milion sterlina.

Leave a Reply