Çilafi dhe Agushi, dy talentët që debutuan me Shkëndijën

Ilas Çilafi dhe Riad Agushi janë dy talentët e ri të futbollit nga Tetova të cilët debutuan me ekipin e Shkëndijës. Çilafi dhe Agushi që janë pjesë e shpresave të Shkëndijës, dje në ndeshjen e fundit të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë zhvilluan ndeshjen e parë me ekipin ‘A’ të “Kuqezinjëve”, në takimin ndaj Pelisterit që e fituan me rezultat 3:1.

Të dy debutuesit me paraqitjet e tyre dhanë sinjale për një të ardhme të ndritur dhe shumë premtuese.

Kujtojmë që Çilafi dhe Agushi me gjeneratën U19 të Shkëndijës fituan titullin kampion për këtë sezon.

Leave a Reply