Superliga e Kosovës, ndeshja e balotazhit në regji të portierëve shkupjan (VIDEO)

Sot në futbollin kosovar u zhvillua ndeshja e balotazhit për inkuadrim në Vala Superligën e Kosovës, ku mejdanin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë ndanë Vllaznia e Pozhoranit dhe skuadra e Ferizajit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ashtu që e njëjta shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Këtu ishte pjesa më e bukur e ndeshjes, pasi pikërisht në këtë periudhë prej dy herë nga 15 minuta u shënuan golat, nga një në secilën pjesë.

Lirian Ferati në minutën e 107 kaloi në epërsi Vllazninë, skuadër kjo e cila megjithatë u dorëzua në 15 minutëshin e dytë, kur Enis Kuka i Ferizajit shënoi në rrjetën e portierit shkupjan, Jasir  Bajramit për barazim të rezultatit në 1:1.

FT' Ferizaji 1-1 Vllaznia Pas penalltive Vllaznia e Pozheranit eshte ne Superligë

Публикувахте от Fansat e Futbollit Kosovar в 3 юни 2017 г.

Barazim gjatë 90-të minutave, barazim edhe pas 120 minutave, ashtu që emrin e skuadrës fituese dhe skuadrës që sezonin tjetër do luaj në Vala Superligën e Kosovës e vendosën penaltitë, ku më të suksesshëm u treguan futbollistët nga Pozherani, të cilët duhet të ju falënderohen treshes shkupjane që kanë në skuadër, Shaban Sulejmanit, Leonard Kallabas dhe portierit Jasir Bajrami.

Shaban Sulejmani dhe Leonard Kallaba ishin të saktë në dy seritë e fundit të ruletit të penaltive, ndërsa në anën tjetër Jasir Bajrami ndali dy penaltitë e fundit të Enis Kukës dhe Shkumbin Salihut, derisa godita e Muhabi Bushit në serinë e tretë përfundoi mbi portë.

Këto tre huçjë bënë që Vllaznia e Pozheranit të fitoj ndeshjen, edhe pse kur jemi tek penaltitë duhet përmendur se dy penalti ndali edhe portieri shkupjan i Ferizajit, Dardan Miftari, mirëpo që në fund nuk arriti të festojë bashkë me tifozët “ujqërit” dhe bashkëlojtarët e tij, pasi festa ishte e rezervuar për tifo grupin e Vllaznisë së Pozheranit, “tigrat” dhe për shokët e tij Shaban Sulejmani, Leonard Kallaba dhe Jasir Bajrami, që të gjithë këta prodhim i FC Shkupit.

 

Burim Shabani (FERIZAJI) GOL Lirian Ferati (VLLAZNIA) X
Qerim Tërshana (FERIZAJI) GOL Ejup Bruti (VLLAZNIA) GOL
Muhabi Bushi (FERIZAJI) X Fatos Marovci (VLLAZNIA) X
Enis Kuka (FERIZAJI) X Shaban Sulimani (VLLAZNIA) GOL
Shkubim Salihu (FERIZAJI) X Leonard Kallaba (VLLAZNIA) GOL

Leave a Reply