Roma “dorrëzohet”, Sallah është i Liverpullit

Drejtuesit e Romës kanë pranuar ofertën e homologëve të tyre të Liverpullit prej 40 milionë eurosh, për kalimin e futbollistit egjiptian Mohamed Sallah në rradhët e skuadrës angleze.

Pas disa ditë takimesh dhe negociatash intensive, drejtuesit e të dyja skadrave kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e egjiptianit në “Enfilld Roud”, edhe pse deri në mbylljen e saj përfundimtare do të duhet të diskutohen edhe disa detaje të vogla.

Mohamed Sallah ka qenë një nga futbollistët më të spikatur në “Serinë A” në dy sezonet e fundit, teksa Roma bleu përfundimisht kartonin e tij nga Çelzi për shumën prej 18 milionë eurove. Tashmë sulmuesi pritet të nisë një aventurë të re me Liverpulin ku skuadra e drejtuar nga Jugen Klop do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply