Kik-Boks, nokauton kundërshtarin, por më pas han dajak nga publiku (VIDEO)

Turneu në kik-boks i zhvilluar këtë fundjavë në Paris, dhuroi edhe skena kaotike gjatë luftës midis Murtel Groenhart nga Holanda dhe Harut Grigorian nga Armenia.

Incidenti ndodhi në raundin e dytë të luftës. Grigorian pasi pranoi disa goditje nga kundërshtari i tij holandez, ai lëshoi duart poshtë dhe i ktheu shpinën, mirëpo edhe përkundër këtij fakti Groenhart nuk u ndal, dhe ai e goditi nga mbrapa, duke e përplasur atë në dysheme.

Ishte ky një gjest i ulur nga ana e tij dhe një sinjal i mjaftueshëm që disa nga përkrahësit e garuesit armen të futen në ring dhe të sulmojnë fizikisht holandezin, Groenhart.

Për më tepër shihni video materialin më poshtë.

Leave a Reply