Mavraj: Nuk ka krizë gjatë Ramazanit, na ndihmon Zoti

Mërgim Mavraj u shfaq i emocionuar pas fitores në Izrael, ku shfaqi edhe kënaqësinë e tij për faktin që ishte kapiten i kuqezinjëve dhe për faktin se Shqipëria arriti që ti hakmerret në të njëjtën mënyrë skuadrës izraelite.

“Është krenari për çdo shqiptar ta mbajë shiritin. Edhe familja ime krenohet për të. E rëndësishme është me ndihmu skuadrën. Kur kthehet Ansi, e ndihmojmë ta zgjidhë këtë punë”.

“Shiriti nuk e ka humbur rëndësinë. Kur kapiteni nuk luan, duhet ta marrë dikush tjetër. Duhet zgjedh një, çunat më kishin mbështetur. Normal që e doja shiritin, e do çdo shqiptar. Patëm raste dhe mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Fitorja ishte e merituar” – tha Mavraj.

Ai foli edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke thënë se nuk ka fare krizë dhe se në këtë muaj ndihma e Zotit është edhe më e madhe.

“Nuk kemi pasur krizë, nuk ka gjatë Ramazanit. Nuk ka moment që nuk falem e lutem. Ndihma e Zotit na duhet në çdo moment” – përfundoi Mavraj, i cili zhvilloi një super ndeshje, duke qenë një dirigjent i vërtetë në mbrojtjen “kuq e zi” e cila nuk u dorëzua në asnjë moment ndaj Kombëtares së Izraelit.

Leave a Reply