ZYRTARE, Ze Maria trajner i ri i Tiranës

“Jose Marcelo Ferreira (Ze Maria) është zyrtarisht trajner i Tiranës”. Është ky njoftimi zyrtar i klubit të Tiranës për emërimin e brazilianit Zemaria në krye të klubit.

Ish-futbollisti i Interit mbërriti ditën e djeshme në kryeqendrën shqiptare, ndërsa sot doli para medieve në konferencë për shtyp, duke u prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i skuadrës me më shumë trofe në futbollin shqiptarë.

Ai pritet ta nisë nga puna në krye të skuadrës, teksa tashmë i mbetet të prezantohet para lojtarëve bashkë me stafin e tij.

Detyra e strategut brazilian do të jetë që të rikthejë Tiranën në mesin e skuadrave më të mira, por fillimisht kuptohet do të duhet të paraqitet sa më mirë në eliminatoret e Liga Evropa, duke pasur parasysh se “bardheblutë” nga kryeqyteti shqiptarë sezonin e kaluar arritën që të dalin fitues të Kupës së Shqipërisë, duke fituar në këtë mënyrë të drejtën e pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply