Shkëndija sot ndaj Inter Zapreshiq

Skuadra e Shkëndijës sot do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve që skuadra “kuq e zi” është duke i zhvilluar në Slloveni.

Kundërshtarë i skuadrës tetovare do të jetë Inter Zapreshiç nga Kroacia, një kundërshtarë shumë më serioz se ai i ndeshjes së parë, Bad Radkersburg (Austri), ndaj të cilëve skuadra e trajnerit Qatip Osmani barazoi me rezultatin 1:1.

Përballja do të luhet me fillim në orën 17:30, ndërsa do të jetë mundësi e mirë për stafin teknik për të parë nivelin ku ka arritur ekipi, që deri më tani ka punuar në ngritjen e nivelit në të gjitha aspektet, përfshirë këtu edhe forcën fizike dhe pjesën tekniko taktike, ndërsa ndeshjet kontrolluese përveç komponimit të ekipit, pritet të kristalizojnë formacionin bazë me të cilin trajneri Qatip Osmani do të prezantohet në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Leave a Reply