Dani Alvesh vazhdon karrierën në Angli 

Dani Alvesh mund të konsiderohet një futbollist i ri i Mançester Sitit. Mbrojtësi brazilian ka arritur një akord me drejtuesit e klubit anglez për të vijuar karrierën në Premierligë.

Sipas mediave angleze palët kanë gjetur një akord dy vjeçar mes tyre dhe që pritet të zyrtarizohet ditët në vijim menjëherë pasi mbrojtësi të mbyllë përfundimisht aventurën e tij me Juventusin.

Mediat gjithashtu kanë zbuluar se paga e Dani Alvesh te Siti do të jetë diku rreth 5 milionë euro. Alvesh te Mançester Siti vjen me rekomandim të trajnerit Pep Guardiola, i cili njeh mirë cilësitë e mbrojtësit brazilian që nga koha kur ishin bashkë te Barcelona.

Leave a Reply