Portieri Mustafi vazhdon karrierën në Kosovë

Portieri tetovar, Saladin Mustafi, i cili i dha fund bashkëpunimit me Renovën, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Kosovë te skuadra e Llapit nga Superliga e Kosovës.

Ai me skuadrën e trajnerit Batatina pritet të nënshkruaj kontratë një vjeçare, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

“Po e vërtetë është, që kam nënshkruar kontratë  e skuadrën e Llapit. Kemi arritur marrëveshje, cilën presim ta zyrtarizojmë me 01 korrik. Falënderojë edhe menaxherin Sulltan Baba i cili ishte më i merituar për këtë transferim” – tha Saladin Mustafi në një intervistë enkas për “infOSport.mk”.

Saladin Mustafi karrierën e tij e kishte filluar si i ri te Renova, te e cila skuadër kaloi shumë vite, ndërsa hapësira e vogël e dhënë dy vitet e fundit te kjo skuadër bënë që ai të kërkojë mjedis të ri.

Leave a Reply