Bonuçi “thumbon” Milanin: Juventusi është shtëpia ime

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonuçi ka folur për përvojën e shkurtër te skuadra e Milanit. Ai tha se në Milano u zhvillua si futbollistë dhe njeri, megjithatë Juventusi është shtëpia e tij.

“Në Milano u zhvillova si futbollist dhe njeri. Tani jam më i matur dhe kam përmirësuar disa gabime në lojë. I jam mirënjohës Milanit, por Juventus është shtëpia ime. E di që jam në vendin e duhur duke qenë këtu”,-  ka thënë Bonuçi.

Leave a Reply