Renditja e UEFA-s, Slloga Jugomagnati, skuadra e tretë më e mirë e renditur nga Maqedonia

Edhe pse ka plotë 12 vite që ish Slloga Jugomagnati, tashmë FC Shkupi ka abstenuar nga ndeshjet evropiane, skuadra nga Çairi, është skuadra e tretë më mirë e renditur nga skuadrat e Maqedonisë në renditjen e përjetshme të UEFA-s, të publikuar së fundmi nga ana e Shtëpisë së Futbollit Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Slloga Jugomagnati renditet në pozitën e 293-të, duke lënë pas vetes skuadra si Sileksi (pozita e 331-të), Pobeda (371), Makedonija Gjorçe Petrovi(452), Shkëndija (462) dhe Renova (463).

Më mirë të ranguara se Slloga Jugomagnati, janë dy rivalët lokal nga kryeqendra maqedonase, Vardari (174) dhe Rabotniçki (181).

Për herë të fundit që Slloga Jugomagnati kishte luajtur në arenën ndërkombëtare, kishte qenë sezoni 2004-2005, kur “pëllumbat” nga Çairi në kuadër të Kupës së UEFA-s, ishin takuar me skuadrën qipriote të Omonias.

Ndryshe hera e parë që “bardhekaltërit” nga Çairi kishin luajtur në skenën ndërkombëtare, kishte qenë sezoni 1996-1997, kur si fitues të Kupës, përfaqësuan Maqedoninë në Kupën e fituesve të Kupave. Kundërshtari i tyre i parë ishte skuadra hungareze e Kishpeshd Honved, ndaj së cilës skuadër Slloga Jugomagnati në të dyja ndeshjet kishte pësuar disfata minimale, 1:0.

Edhe sezonin tjetër (1997-1998) kjo skuadër përfaqësoi Maqedoninë në Kupën e Fituesve të Kupave, ku kësaj rradhe për kundërshtarë pati skuadrën kroate të Zagrebit. Në ndeshjen zhvilluar në Kroaci, Slloga Jugomagnati kishte pësuar disfatë, 2:0, ndërkohë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Çair, para tribunave të stërmbushura, skuadra që asaj kohe udhëhiqej nga strategu boshnjak, Nexhad Verlasheviç pësoi disfatë, 1:2, transmeton “infOSport.mk”.

Në sezonin 1997-1998 Slloga Jugomagnati u ndal në pozitën e dytë në tabelë, duke përfituar të drejtën për të garuar në Kupën e UEFA-s, ku për kundërshtarë kishte skuadrën rumune  të Otelul Galati. Ndeshja e parë në Shkup ishte mbyllur me barazim 1:1, teksa në ndeshjen e kthimit në Rumani,  “pëllumbat” nga Çairi pësuan disfatë 3:0.

Pasoi periudha më e artë e këtij klubi, vitet 1999, 2000 dhe 2001, kur Slloga Jugomagnati e kishte fjalën kryesore në futbollin vendor, kur edhe u shpall kampion për tre vite rresht.

Ekipi i Sloga Jugomagnatit që shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë nga Maqedonia që kaloi turin e parë eliminatorë në Ligën e Kampionëve. Rendi poshtë nga e djathta në të majtë: Argjend Beqiri, Refik Arifi, Nebi Mustafi, Esad Colakoviç, Arsim Abazi Rendi lartë, nga e djathta në të majtë: Nexhmedin Memedi (kap.), Gogo                           Jovçev, Sasho Zdravevski, Zoran Miserdovski, Feim Beganoviç dhe Masar Omeragiq

Pikërisht në debutimin e tyre në kualifikueset e Ligës së Kampionëve Evropian, “bardhekaltërit” nga Çairi arritën që të kalojnë turin e parë, duke u bërë në këtë mënyrë skuadra e parë nga Maqedonia për një sukses të tillë, njofton “infOSport.mk”.

Slloga Jugomagnati kishte eliminuar skuadrën e Kapaz nga Azerbajxhani, që më pas në raundin e dytë të takohet me danezët e Brondbit.

Në vitin 2000 Slloga Jugomagnati u eliminua që në turin e parë nga skuadra e Irlandës së Veriut Shelburn (0:1, 1:1),  ndërsa vetëm një vit më pas përsëriti suksesin e dy viteve më parë duke tejkaluar kampionët e Lituanisë, Kaunasin, mirëpo më pas në raundin e dytë të has në një kundërshtarë të njohur, siç ishte Steaua e Bukureshtit.

Gjithsej 18 ndeshje ndërkombëtare, me një bilanc prej vetëm një fitore, 4 barazimeve dhe 13 disfatave, kanë bërë që Slloga Jugomagnati të figurojë lartë në renditjen e përjetshme të UEFA-s nga skuadrat maqedonase, pavarësisht mungesës së gjatë nga arena ndërkombëtare.

Leave a Reply