‘Skandal’ para ceremonisë së ‘Topit të Artë’

Sonte në Paris do të mësohet emri i fituesit të ‘Topit të Artë’. Është ky edicioni i 63-të, ndërsa pjesë e saj nuk do të jenë disa prej yjeve të futbollit europian.

Ky veprim ka filluar të praktikohet në dy vitet e fundit nga futbollistët që janë të nominuar për çmimin më të madh individual, duke e zbehur vit pas viti këtë garë.

Kristiano Ronaldo dhe Antuan Grizman nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e sonte, që starton në ora 18:45.

Sipas gazetarit të ‘Sky Sports’, Alessandro Alcatio, dyshja e futbollistëve nuk do të jetë prezente në gala mbrëmje, pasi që më herët kanë mësuar se çmimin kryesor do ta fitojë kroati, Luka Modriç.

Një veprim të këtillë UEFA dhe FIFA e kanë kritikuar me të madhe, ndërsa mbrëmja e sotme si duket do i jep fund dominimit 10-vjeçar të Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos, që vazhdimisht rrëmbenin ‘Topin e Artë’, që i droëzohet futbollistit më të mirë të vitit.

Leave a Reply