ZYRTARE: Caktohet vendi organizatorë i ndeshjeve të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve

Portugalia edhe zyrtarisht është përcaktuar si organizatore e ndeshjeve të ‘play-offit’ të Ligës së Kombeve, që do të mbahen qershor të vitit të ardhshëm.

Kombëtarja e Portugalisë u bë skuadra e parë që u kualifikua në gjysmëfinalet e këtij turneu inaugurues të UEFA-s dhe asaj iu bashkuan edhe Anglia, Zvicra dhe Holanda.

Italia, Portugalia dhe Polonia ishin në garë për organizimin e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj gare, që të tri këto Kombëtare në Grupin 3 të Ligës A, dhe UEFA kishte vendosur që cilado nga to që shpallet fituese e grupit, do ta marrë të drejtën e të qenit nikoqire.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s u takua në Dublin më 3 dhjetor, dhe vendosi që gjysmëfinalet dhe finalja të zhvillohen në Portugali.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më datë 5 qershor të vitit 2019, ndërsa gjysmëfinalja e dytë një ditë më vonë, më 6 qershor.

Leave a Reply