Ish futbollisti i Shkupit ndjek nga afër derbin turk Beshiktash-Gallatasaraj (FOTO)

Fundjava që lamë pas, Stambolli ishte nikoqir i një ndër derbive më të zjarrta në Botë, ndeshjes ndërmjet Beshiktashit dhe Gallatasarajit.

Kjo përballje ka tërhequr vëmendje të madhe edhe jasht shtetit turk, me tifozë dhe dashamir të futbollit që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër këtë super-derbi.

Një prej tyre ka qenë edhe ish-futbollisti i FC Shkupit, Ermedin Adem që është shfaqur në stadiumin “Vodafon Arena”, duke dhënë përkrahjen për skuadrën e Beshiktashit.

Gjithsesi kilometrat e bëra deri në Stamboll nuk shkuan huq për Ademin, pasi skuadra e tij për të cilën bënë tifo që nga i vogël, Beshiktashi në fund shënoi fitore minimale 1:0 duke gëzuar gjithë atë armatë të madhe të tifozëve që ka pas vetes.

Leave a Reply