Roma dhe Interi ndahen në barazim (VIDEO)

Roma dhe Interi janë ndarë me barazimin 2:2 në ndeshjen e parafundit të javës së 14-të në ‘Serie A’, njofton ‘infOSport.mk’. Ndeshja në ‘Olimpiko’ dhuroi një futboll shumë cilësorë, me aksione të shumta dhe në fund 4 gola të shënuar.

Edhe pse Roma ishte kundërshtarë më i mirë dhe krijoi shumë raste, ishte Interi që avansoi me golin e Keita Balde në minutën e 37-të.

Barazimi erdhi në minutën e 51-të me anë të Xhengiz Under, i cili shënoi një super gol, ndërsa Mauro Ikardi sërish kaloi në epërsi Interin në minutën e 66-të. Golin e barazimit Roma e realizoi në minutën e 73-të me anë të Kolarov, i cili doli të ketë i saktë nga pika e bardhë.

Interi me këtë pikë të fituar tashmë renditet në pozitën e dytë me 29 pikë, po aq sa ka edhe Napoli në pozitën e tretë, mirëpo me një ndeshje më pak, atë kundër Atalantës, që në program është nesër mbrëma.

Leave a Reply