Shkupi përcakton ndeshjet e para miqësore

Përderisa futbollistët e FC Shkupit po vazhdojnë me seancat e tyre stërvitore në stadiumin e Çairit, drejtuesit e “bardhekaltërve” së bashku edhe me stafin teknik tashmë kanë përcaktuar edhe ndeshjet e para miqësore të skuadrës së tyre.

Duke filluar nga nesër me ndeshjen ndaj skuadrës së të rinjëve, e deri me 31 korrik, FC Shkupi është paraparë të zhvillojë  5 ndeshje.

Ndeshja ndaj skuadrës së të rinjëve do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 18:00, ndërsa me datë 19-të, në stadiumin “Hekurana” në Shkup, të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu do të zhvillojnë miqësore ndaj Skopjes, një skuadër kjo që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Testin më të vështirë FC Shkupi do ta ketë me 23 korrik, kur në Mavrovë do të përballet me Renovën, ndërkohë vetëm 4 ditë më pas ata do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj rradhe ndaj Gostivarit.

Miqësoren e fundit në këtë fazë të përgatitjeve, Shkupi ka parashikuar ta zhvillojë me datë 31 korrik, edhe pse emri i kundërshtarit, ende nuk është bërë i ditur.

 

Ndeshjet kontrolluese të FC Shkupit:
15.07.2017 ora 18:00 (stadiumi i Çairit – Shkup)
FC Shkupi – FC Shkupi (të rinjtë)
19.07.2017 ora 18:00 (stadiumi “Hekurana” – Shkup)
FK “Skopje” – FC Shkupi
23.07.2017 – Mavrovë
FC Shkupi – KF Renova
27.07.2017 –  Mavrovë
FC Shkupi – KF Gostivari
31.07.2017 (pritet kundërshtari )

Leave a Reply