Motra e Kielinit ka një mesazh për Bonuçin

Kalimi i Lenoardo Bonuçit nga rradhët e Juventusit te Milani, pa dyshim se është ngjarja sportive e ditës. Një transferim i këtillë ka habitur shumicën e futbolldashësve në Itali, por edhe në mbarë Botën, ndërsa që në ditën e parë reprezentuesi italian ka filluar të “thumbohet”.

Është motra e ish bashkëlojtarit të tij te Juventusi, Xhiorxhio Kielini, që i ka shkruar një mesazh paksa provokues mbrojtësit 30 vjeçar.

Silvia Kielini beson se Bonuçi në “San Siro” u transferua vetëm për shkak të parave.

“Të gjithë e donin atë si kapiten”,

“Më pas të gjithë mendonin se ai është simbol i Bianconerëve dhe pastaj… #Paratëgjithmonëfitojnë #Nukkamfjalë”, ka shkruar motra e mbrojtësit të Juves.

Leave a Reply