E bujshme, Bonuçi do të jetë kapiteni i ri i Milanit (VIDEO)

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonuçi, veçmë është një futbollist i ri i Milanit. Transferimi më i madh i verës në Itali tashmë është bërë fakt, ndërsa mbetet vetem që i njëjti të zyrtarizohet.

30-vjeçari braktisi Juventusin, për tu bërë kapiten i Milanit. Futbollisti me numër №19 u prit nga dhjetëra tifoz në “Casa Milan”, pasi arriti me veturën zyrtare rë klubit “kuq e zi”, i cili e kishte marrë atë nga zyrat e “biankonerëve” në Torino, ku u përshëndet me kampionët.

Ai për disa orë qëndroi në zyrat e klubit, që më pas të dalë dhe të përshëndetet me tifozët “kuq e zi”, të cilët u çmendën nga gëzimi.

Njëri prej tyre madje kërkoi edhe ndihmë mjekësore.

Drejtuesit e Milanit për shërbimet e Leonardo Bonuçit do të paguajë 42 milion euro. Mediat në Milano pohojnë se fillimisht Milani do i paguaj Juves 40 milion euro dhe më pas edhe dy milion të tjera si bonus, derisa mediat në Torino pohojnë se e gjithë shuma do të paguhet përnjëherë.

Bonuçi me Milanin do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2022, duke u shndëruar në futbollistin më të shtrenjtë në “Serie A”. Paga e tij vjetore do të kap shifrën prej 7.5 milion euro, ndërsa atyre do ju shtohen edhe 25 milion euro bonuse të ndryshme.

Përveç kësaj, Leonardo Bonuçi, i cili priteshe që shumë shpejtë të barte shiritin e kapitenit te Juventusi, një gjë të tillë do bëjë te skuadra e tij e re.

Leave a Reply