Sevilja dhe Milani e kërkojnë djalin e Simeone-s

Skuadra e Seviljës është vënë pas djalit të Diego Simeones të quajtur Xhovani Simeone. Skuadra spanjolle e shohin si objektiv djalin e teknikut të Atetiko Madridit, për repartin e sulmit dhe andaluzianët mund ta transferojnë atë në radhët e veta për sezonin e ardhshëm.

23 vjeçari aktualisht është pjesë e Xhenovës ku luan edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë Goran Pandevi, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar 13 gola në 36 ndeshje të zhvilluara.

Përveç Seviljes, në garë për t’i fituar shërbimet e Xhovanit është edhe Milani.

Leave a Reply