Shkëndija e kompletuar para ndeshjes me Daçian (VIDEO)

Kompletohet skuadra e Shkëndijës. Trajneri Qatip Osmani më në fund në dispozicion ka gjithë futbollistët, pasi të hënën grupit i janë bashkuar edhe kapiteni Ferhan Hasani, si dhe tre anëtarët e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Egzon Bejtullai, Marjan Radeski dhe Mevlan Murati të cilët morrën pjesë në EURO 2017 në Poloni.

Pas disa ditëve të lira pas rikthimit nga Sllovenia dhe për shkak të festës së Fitër Bajramit, skuadra “kuq e zi” sot u është rikthyer angazhimeve në teren. Në skuadër ndjeheshe atmosferë shumë pozitive dhe futbollistët dukeshin të gatshëm për sfidat që sjellin ndeshjet ndërkombëtare.

Ndryshe Shkëndija po numëron ditët e fundit para ndeshjes së parë me Daçian e Moldavisë në kuadër të turit të parë eliminator të Liga Evropa, ndeshje kjo që në program është të enjten (29 qershor).

E njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 18:00, aty ku Shkëndija zhvilloi edhe ndeshjen e fundit finale të Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit.

Leave a Reply