Bufon këshillon Donaruman

Legjenda e futbollit italian dhe atij evropian, Xhianluixhi Buffon e ka porositur portierin e talentuar të Milanit, Xhianluixhi Donnarumma që të zgjedh klubin, i cili e bën të lumtur.

Donnarumma po përballet me kritika të mëdha pasi gjatë muajit të kaluar vendosi që mos të vazhdoj kontratën me Milanin.

“Nuk dëshiroj të këshillojë dikë, pasi edhe vetë kam bërë gabime. Me Donaruman kisha një bisedë 15 minutëshe. Nuk mund t’ju them se çfarë kemi folur”, – ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

“Nuk kam asnjë ide nëse ai do të qëndrojë te Milani, por unë thjesht i thash atij të bëjë atë që e bën të lumtur”, – ka theksuar Bufon.

Donnarumma, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018, kërkohet nga skuadra gjigande të Evropës, si Juventusi, Real Madridi, Mançester Junajtedi dhe Paris Sen Zhermeni, që me shumë vëmendje po përcjellin rrethanat lidhur me këtë talent të jashtëzakonshëm, i cili edhe pse në moshë të re është bërë një nga shtyllat kryesor te skuadra milaneze.

Leave a Reply