Admir Mehmedi drejt “Serie A”

Admir Mehmedi me shumë gjasa në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Bajer Leverkusenit, pasi për shërbimet e futbollistit nga Gostivari po interesohen disa skuadra të njohura evropiane.

Pas interesimit fillestar nga ana e Volfsburgut gjerman dhe skuadrës franceze të Nice, interes së fundmi për Mehmedin ka shfaqur skuadra italiane e Torinos, që udhëhiqet nga strategu serb, Sinisha Mihajlloviç.

Një gjë të tillë raportojnë mediat zvicerane, sipas të cilave futbollisti shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses “helvete” gjatë kësaj verë do të largohet nga Leverskuseni për të nisur një aventure me një skuadër të re.

Leave a Reply