Lajmi i shumëpritur i fansave të Arsenalit bëhet realitet!

Tashmë nuk asnjë dilemë. Aleksandre Lakazet sezonin e ri do të luaj në Premierligën angleze me fanellën e Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar numri një i Lionit, Zhan Mishel – Olas. Ai madhe zbuloi se sa të holla do të përfitojë klubi i Lionit nga ky transferim, i cili do të jetë më i shtrenjti në historinë e klubit francez.

“Informatata se nga ky transferim do të përfitojmë 55 milion euro, plus 12 milion euro bonuse nuk janë të vërteta. Oferta e parë e Arsenalit ishte saktë 45 milion euro. Mendoj se kjo marrëveshje do të bëhet realitet dhe se ne do të përfitojmë një shumë prej 45-50 milion euro. Do të jetë ky transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit tonë si dhe të Arsenalit. E dini se ky klub zakonisht nuk harxhon shumë të holla për angazhimin e futbollistëve të rinj” – tha Olas, i cili në pyetjen se kur do të finalizohet ky transferim, ai u përgjigj: “Një deri në dy ditë”.

Gjatë sezonit të shkuar Lakazet realizoi 28 gola në Ligue 1. Ai kishte një parakontratë me Atletiko Madridin, mirëpo për shkak dënimit të “jorganxhinjëve” të cilët nuk kanë të drejtë për të transferuar futbollistë deri në janarin e vitit 2018-të, Arsenali përfitoi nga e gjithë kjo duke arritur deri te shërbimet e sulmuesit francez.

Leave a Reply