Pelisteri sërish u mund nga Leh Poznan (VIDEO)

Fituesi aktual i Kupës së Maqedonisë, Pelisteri, edhe në ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminatorë në kuadër të Liga Evropa, pësoi disfatë përballë skuadrës polake të Leh Poznan, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatës 4:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Poznan, të përzgjedhurit e trajnerit Naxhi Shensoi sot në Strumicë pësuan me rezultatin 0:3.

Skuadra nga Manastiri edhe përkundër dëshirës së madhe për të arritur deri te ndonjë rezultat pozitiv nga kjo përballje, në fund duheshe që të pajtohet edhe me faktin, se edhe pas 180 minutave lojë nuk arriti të paktën të shënojë ndonjë gol në rrjetën e polakëve.

Lukas Tralka në minutën e 39-të shënoi golin e parë për Leh Poznan, kur pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, u gjind më së miri në zonën e të “gjelbërve” dhe me kokë shënoi për 0:1.

LEH POZNAN NE PUSHIM SHKON ME NJE GOL EPERSI NDAJ PELISTERIT*********************************PELISTERI – LEH POZNAN 0:1 (L. Tralka 39')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Pelisteri edhe përkundër faktit që në fillimin e saj kishte një dominim të lehtë, megjithatë nuk arriti të gjejë rrugën e golit, ndërsa atë më së miri edhe njëhëerë tjetër e bënë mysafirët nga Polonia, të cilët në minutën e 66-të, me anë të serbit me pasaportë zvicerane, Darko Jevtiç shënuan edhe golin e dytë në rrjetën e Marko Jovanovskit.

LEH POZNAN SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ PELISTERIT**************************************PELISTERI – LEH POZNAN 0:2 (D. Jevtiç 66')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi mysafirët nga Poznan në të 77-tën me anë të polakut Kamil Jozëiak realizuan edhe golin e tretë, duke kaluar me plotë meritë në raundin e dytë të ndeshjeve eliminatatore të Liga Evropa.

LEH POZNAN TURPERON PELISTERIN**************************PELISTERI – LEH POZNAN 0:3 (K. Jozwiak 77')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Pelisteri që debutoi pas plotë 8 viteve në skenën ndërkombëtare, një paraqitje të saj më të mirë mbetet të kërkoj viteve në vijim, kuptohet nëse do arrinte të përsëris suksesin e vitit të kaluar, kur përmes Kupës së Maqedonisë siguroi një vend për në ndeshjet evropiane.

 

Leave a Reply