Shkendija avanson ndaj Daçias pas 45 minutave të para (VIDEO)

Shkëndija avanson gjatë 45  minutave të para në ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminatorë, që në këto momente është duke e zhvilluar në Kishinau të Moldavisë ndaj vendasve të Daçias.

Shkëndija po avanson me rezultatin 2:0 dhe ka një dominim në plotë në fushën e blertë, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e parë në Strumicë.

Pas kanosjes së vendasve, që prekën traversën, Shkëndija u kundërpërgjigjë me golin e parë në minutën e 32-të, që erdhi falë një kundërzbritje të shpejtë që në fund me gol u kurorëzua nga ana e kumanovarit, Armend Alimi.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA AVANSON NE TRANSFERTEN NDAJ DAÇIAS*****************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:1 (A. Alimi 32')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Pas këtij goli Shkëndija kishte edhe një morri goditjesh nga largësia drejt portës vendase, mirëpo që ndaleshin nga ana e portierit vendas, i cili megjithatë kapituloi një minutë para pjesës së parë, kur Stenio Zhunior, pasi pranoi një top në zonën kundërshtare me mjaft mjeshtëri shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Railean.

GOLI I ZHUNIOR, QE I SIGURON NJE EPERSI KOMODE SHKENDIJES GJATE 45 MINUTAVE TE PARA*************************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:2 (S. Zhunior 44')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

Me këto dy gola, Shkëndija duke pasur parasysh edhe fitoren 3:0 nga ndeshja e parë  në Strumicë veçmë e ka të sigurtë kualifikimin në raundin e dytë, ku pret fituesin nga përballja HJK Helsinki – Connah’s Q. Nga Uellsi.

Këta të fundit në ndeshjen e parë të zhvilluar para  tifozëve të vetë kishin shënuar fitore minimale 1:0.

 

Leave a Reply