Igli Tare sjell edhe një talent shqiptarë te Lacio

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare po vazhdon të sjellë futbollist shqiptar në skuadrën romake. Tare së fundmi ka afruar Sergio Kalajan, që luan qendërmbrojtës në radhët e Romës dhe që është vetëm 17 vjeç.

Kalaj sezonin e kaluar luajti me Romën në 18 ndeshje dhe realizoi dy gola, ndërsa është pjesë edhe Kombëtares së Shqipërisë U17.

Kalaj ishte i huazuar nga Roma prej Savios, por nënkampionët e Italisë nuk e kanë paguar kartonin e mbrojtësit dhe Lazio ka shfrytëzuar momentin që ta rrëmbejë atë në radhët e veta.

Leave a Reply