ZYRTARE, Januzaj te Real Sociedadi! Do luaj kundër Messit

Adnan Januzaj ka përfunduar në Spanjë te skuadra e Real Sociedadit.

Mançester Junajtedi si duket ishte tepër i lodhur për ta pritur talentin shqiptarë dhe më në fund vendosi ta shesë atë te skuadra “baske” për shumën e 11 milionë eurove.

Te Real Sociedadi, Januzaj do gjejë edhe trajnerin David Mojes që i dha besim tek ”Djajtë e Kuq”, pas largimit të Fergusonit.

Januzaj ka firmosur kontratë 5-vjeçare, ndërsa Junajtedi,  për  siguri i ka vendosur edhe një klauzolë riblerjeje nëse futbollisti shqipyarë me origjinë nga Kosova kthehet në fenomen.

Leave a Reply