Dështon transferimi i Bakajokos te Çelzi

Edhe pse ditë më parë u paralajmërua transferimi i Bakajokos në rradhët e Çelzit, i njëjti ka dështuar, pasi futbollisti i Monakos nuk arriti që ti tejkalojë kontrollimet mjekësore te skuadra “blu” nga Londra.

Mesfushori i skuadrës kampione të Francës arriti në Londër për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore, mirëpo kur priteshe që edhe zyrtarisht të ndodh transferimi i vlefshëm prej 40 milion sterlina, deri te një gjë e tillë nuk erdhi.

Mediat angleze raportojnë se Bakajoko nuk ka arritur që ti kalojë kontrollimet mjekësore, ashtu që ky transfer është anuluar.

Bakajoko kah fundi i sezonit të kaluar kishte operuar gjurin, mirëpo paralajmërimet ishin se ai do të jetë plotësisht i gatshëm për fillimin e sezonit të ri, gjë kjo që nuk rezutoi të jetë e saktë, ashtu që Bakajoko tashmë është rikthyer në Francë.

Leave a Reply