Barcelona ofron 65 mln euro dhe Rakitiç për Veratin

Drejtuesit e Barcelonës nuk heqin dorë nga ideja për të transferuar Marko Veratin, edhe përkundër se drejtuesit e Paris Sen Zhermenit kishin refuzuar shitjen e mesfushorit të tyre.

Sipas sajtit Italian, “Calciomercato.it”, skuadra “katalunase” është e gatshme të paguaj 65 milion euro për shërbimet e Veratit, ndërsa gjithashtu në drejtim të Parisit të dërgoj mesfushorin kroat, Ivan Rakitiç.

Skuadra nga “Kamp Nou” dëshiron të shfytëzojë lidhjen e mirë që ka kroati me strategun spanjoll të PSZH-së, Unaj Emeri, i cili parapëlqen kroatin.

Pikërisht ky mund të jetë një lehtësim në realizimin e këtij transferimi, që Barcelona një kohë më të gjatë dëshiron ta realizojë.

Leave a Reply