Bardhi si Zinedin Zidan, zgjedh numrin 5 te Levante! (VIDEO)

Enis Bardhi të enjten kishte një debutim të shkëlqyeshëm me fanellën e Levantes, duke shënuar që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e skuadrës nga Valencias, që në një ndeshje kontrolluese mundi ekipin e kategorive të ulëta, La Nucia.

Bardhi realizoi golin e katërt në fitoren 5:0 të Levantes, ku talenti 22-vjeçarë mbante veshurë fanellën me numrin 5, një fanellë që prej arritjes së tij në La Liga e kishte mbajtur futbollisti legjendar Zinedin Zidan te Reali i Madridit.

Në pyetjen e “infOSport.mk”, nëse ky numër do të jetë ai me të cilin Bardhi do të paraqitet edhe në ndeshjet e sezonit të ri në La Liga, ish futbollisti i Ujpeshtit, me përgjigje: “Për momentin kam vendosur të mbaj këtë numër, mirëpo nuk do të thotë që ky mund të jetë edhe numri im me të cilin do të paraqitem edhe në ndeshjet kampionale. I njëjti mund të ndryshojë në ndërkohë”.

Bardhi ditë më parë nga skuadra hungareze e Ujpeshtit u transferua në Spanjë, ku zgjodhi pikërisht skuadrën e Levantes, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e talentit shkupjan pagoi 1.5 milion euro.

 

Leave a Reply