Reali shifër rekord për Mbape

Reali është gati të thyejë rekordin dhe të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi brenda dy javëve pritet të mbyllë marrëveshjen me Monakon për Kilian Mbape.

Kështu të paktën raporton “The Sun”, sipas së cilës klubi spanjoll do të ofrojë një shumë prej 120 milion sterlina.

Pjesën më të madhe të kësaj shume Reali e përfitoi nga shitja e dyshes Morata – Danilo, nga shitja e të cilëve përfitoi 91.5 milionë sterlina.

Pjesë e kësaj marrëveshje pritet të jetë edhe Karim Benzema, çka do të ulë shumën që Reali të do të paguajë për sulmuesin francez, dëshira e të cilit është që i bashkohet klubit “mbretëror”.

Leave a Reply