Demiri me Vardarin nuk njohin as Kopenhagenin (VIDEO)

Vardari ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian ndaj Kopenhagenit danez, duke vazhduar ëndërrën evropiane. Në një ndeshje në të cilën “kuqezinjtë” ishin kundërshtarë më i mirë në fushën e blertë, golin e vetëm dhe të fitores për të përzgjedhurit e trajnerit Goce Sedloski e realizoi Baloteli në minutën  e 65-të.

Sulmuesi brazilian  realizoi një super gol, me të cilin “kuqezinjtë” do të nisen për në Kopenhagë në ndeshjen e kthimit, që në program është me datë 02 gusht.

Te Vardari për gjatë 90 minutave luajti futbollisti shqiptarë, Besir Demiri, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë te skuadra shkupjane, ndërsa në bankinë mbetën dy futbollistët e talentuar shqiptarë, Besar Iseni dhe Visar Musliu.

Leave a Reply