Në javën e parë të gushtit shorti për sezonin e ri në Ligat e Dyta

Federata e Futbollit të  Maqedonisë ka njoftuar se shorti për caktimin e orarit të ndeshjeve në dy ligat e Dyta do të hidhet në javën e parë të muajit gusht.

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet e sezonit 2017/2018 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që do të startojë me 13 gusht, ndërsa ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Dytë, Lindje dhe Perëndim pritet të zhvillohen me datë 26 gusht.

Gjithashtu është lënë në pritje edhe shorti i ndeshjeve të para në kuadër të Kupës së Maqedonisë, për shkak disa skuadrave të Ligës së Dytë dhe pagesës së kotizacionit.

Leave a Reply