Vardari mirëpret Shkupin në tetor në derbin e parë të “zjarrtë” të Shkupit (VIDEO)

Ndeshjet midis Shkupit dhe Vardarit kanë një rivalitet të madh, si në fushë, ashtu edhe në tribunat e stadiumit. Ky rivalitet ekziston që nga koha kur skuadra nga Çairi garonte dhe mbizotëronte në futbollin vendor me emrin Slloga Jugomagnati, ndërsa ekziston edhe tani.

Ndeshja e parë e “zjarrtë” mes këtyre dy rivalëve lokal do të zhvillohet me 01 tetor me fillim në ora 15:00 në “Telekom ARENA”, teksa ndeshja e parë e sezonit të ri midis Shkupit dhe Vardarit në Çair do të zhvillohet me 03 dhjetor (13:00h).

Vardari viteve të fundit në shumicën e ndeshjeve ka dominuar ndaj Shkupit në fushën e gjelbërt, mirëpo pa dyshim se në tribunat e stadiumit fitues absolut në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave lokale, kanë dominuar “Shvercerat”, që gjithnjë kanë mahnitur me tifozëllëkun e tyre fer dhe korrekt.

Leave a Reply