Bomba e Bardhit dhe paraqitjet e tij që po mahnitin spanjollët (VIDEO)

Enis Bardhi me paraqitjet e tij me fanellën e Levantes ka bërë që mediat spanjolle ti japin shumë hapësirë talentit shkupjan, i cili sot në miqësoren ndaj Viljarealit shënoi një super gol, të vetmin në disfatën 3:1 të skuadrës së tij.

Bardhi realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 34-të, duke bërë që edhe mediat spanjolle të thurin elozhe për të dhe goditjet e tij nga gjuajtjet e lira.

Si Bardhi se divierte, nosotros nos divertimos!! #ThisIsBardhi🚨 youtu.be/4WoAarAH8ig

Публикувахте от Levante UD в 30 юли 2017 г.

Ishte ky goli i tretë për Bardhin me fanellën e Levantes, dhe goli i tij i dytë i realizuar nga gjuajtja e lirë, specialitet ky i 22-vjeçarit shkupjan, i cili gjatë kësaj merkatoje vere erdhi nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpeshtit.

Leave a Reply