Golat nga ndeshja, Kopenhagen – Vardari (VIDEO)

Vardari sonte në Danimarkë pësoi disfatë 4:1 nga skuadra e Kopenhagenit, duke humbur mundësinë për tu kualifikuar në fazën “Play-off” të Ligës së Kampionëve Evropian. Megjithatë skuadra kampione e Maqedonisë edhe përkundër këtij eliminimi, do të luaj në fazën “play-off” të Liga Evropa, ku shpresojmë të luajë edhe Shkëndija, kuptohet, në rast se “kuqezinjtë” nga Tetova nesër arrijnë të përmbysin rezultatin 2:1 nga ndeshja e parë kundër Trakait në Lituani.

Ndryshe sa i përket Vardarit, sonte në Kopenhagë, të besuarit e Goce Sedloskit luajtën një pjesë të parë shumë të mirë, ku kishin edhe rezultatin e duhur që i dërgonte ata në fazën tjetër, megjithatë gjithçka ndryshe ndodhi në pjesën e dytë, ku danezët edhe përkundër faktit se nga minuta e 71-të luajtën me një futbollist më pak në fushë, i’a arritën qëllimit që të shënojnë edhe dy gola të tjerë, për rezultat 4:1, duke u kualifikuar për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4:2, pasi ndeshja e parë në Shkup ishte mbyllur me fitoren minimale të Vardarit.

Edhe sonte për kampionët në fuqi të Maqedonisë u paraqit vetëm Besir Demiri, i cili luajti për gjatë 90-të minutave, teksa Musliu mbeti në bankinë, pjesë e së cilës sonte nuk ishte Besar Iseni.

Leave a Reply