Mbyllet gjithçka, Nejmar në Paris, Pastore i ofron fanellën me nr.10

Gjithçka ka marrë fund, Nejmar është një futbollist i ri i PSZH-së, për 222 milionë euro, rekord absolut në historinë e futbollit. Drejtuesit e PSZH-së nuk e ka vrarë shumë mendjen as për kritikat e as për paralajmërimet e UEFA-s për shkelje të rregullores së “Fair Play-t” financiar. Me siguri do të ikin disa lojtarë, për të rikuperuar milionat, por nuk dihet ende kush.

Një ndër të rrezikuarit, argjentinasi Havier Pastore, ka mirëpritur brazilianin, i cili pritet në Paris brenda së enjtes. Pastore i ka ofruar numrin 10 Nejmarit, si shenjë mikpritjeje: “Nejmar është lojtari që na duhet për të fituar Ligën e Kampionëve,  ndaj duam ta bëjmë të ndihet si në shtëpi. I jap numrin 10, është një gjest i vogël mirëseardhjeje” – ka thënë Pastore, i cili pas këtij gjesti ka marrë sigurinë nga ana e drejtuesve parisien se do të mbetet në “Parkun e Princërve”.

Leave a Reply