Adebajor udhëheq Bashakshehirin drejt grupeve të LK (VIDEO)

Skuadra e Istanbul Bashakshehir ka siguruar një vend për në ndeshjet “Play-Off” të Ligës së Kampionëve Evropian, pas fitores së sontshme ndaj belgëve të Klub Bryzh.

Turqit sonte para tifozëve të tyre shënuan fitore me rezultatin 2:0, ndërsa falë barazimit 3:3 në ndeshjen e parë në Belgjikë, Bashakshehiri me rezultatin e përgjithshëm 5:3 me plotë meritë siguroi një vend për në ndeshjet e “Play-off”, përmes së cilëve do të kërkojë një vend për në grupet e Ligës së Kampionëve Evropian.

Adebajor dhe Vishça udhëhoqën skuadrën e tyre drejt këtij suksesi historik, që pa dyshim se është lajmi më i komentuar sonte në Turqi, në të cilën kampionat skuadrat së fundmi po investojë shuma të mëdha të hollash, njëjtë sikurse edhe vetë Bashakshehiri, te e cila skuadër luajnë futbollistë me emra si, Emre Belezogllu, Gokhan Inler, Gael Klishi.

 

Leave a Reply