Ja arsyeja pse “La Liga” refuzoi transferimin e Nejmarit tek PSZH-ja

Presidenti i La Ligas, Havier Tebas ka refuzuar një çek me vlerë prej 222 milionë euro për transferimin e Nejmarit te Paris Sen Zhermeni, pasi sipas tij duhet respektuar “Fair Play Financiar”.

La Liga me këtë rast ka bërë padi në UEFA pasi konsideron thyerje të rregullave nga ana e skuadrës franceze. Tebas beson se në këtë rast UEFA me në krye Andrea Traverson, nuk ka reaguar si duhet.

“Traverso e di se problemi me PSZH-në nuk janë humbjet prej mbi 30 milionë eurosh për tri vjet, por të ardhurat e pa dokumentuara, apo të inflatuara”, – ka thënë Tebas në një intervistë për “AS”, i cili këmbëngul se është kyçe të verifikohet burimi i të ardhurave dhe vlera ekonomike e marrëveshjeve të tyre sponsorizuese.

Kështu, arsyeja e bllokimit të transferimit nga kreu i La Ligas është për shkaqe të pa qartësive financiare, apo që ai beson se është një shembull i qartë i “dopingut financiar”.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply